
Kush ia mbylli gojën opozitës së errësirës për arrestimet e SPAK?!
Dritare.net
Nga Ermal Peçi
Prej kohësh në studiot mediatike dhe mejhanet politike artikulohet që politika nuk ka moral. Këtë tezë e artikulon klasa pragmatiste mediatike dhe politike të cilëve karakteri e morali ju qëndrojnë si drejtëza paralele. Politika pa moral në fund të ditës kthehet në pazar pasi politika në tërësi, por sidomos opozita vetëm kartë morale mund të prodhojë në mënyrë që të ngjallë shpresë dhe të sjellë rotacion politik. Kjo ka qenë dhe është problemi kryesor i opozitës në Shqipëri. Karta morale, e cila i mungon dhe në anën tjetër një Parti Demokratike, e cila është në proces krijimi të një ekipi e për të sjellë alternativën e saj në terrenin e ndotur politik shqiptar. Ndarja nga sistemi është mbështetja e hapur që PD po i jep SPAK në goditjet dhe proceset që ky i fundit po ndërmerr.
Goditja e fundit e SPAK, po tregon realitetin e hidhur ku shqiptarët jetojnë dhe vazhdojnë të ndërtojnë jetën e tyre. Një sistem ku krimi bashkëpunonte me policinë dhe ish-zyrtarë të lartë, të cilët lidhjet e tyre i kishin në politikë e në sistemin gjyqësor. Në të gjithë këtë tablo nuk merrej vesh nëse krimi kërkonte bashkëpunim me policinë apo ishte policia ajo që drejtonte gjithçka si një organizatë e strukturuar kriminale. Ndërkohë që SPAK po zhvillon operacione me anë të të cilave po u tregon njerëzve ata që nuk e kanë dashur Shqipërinë, Berisha dhe Bardhi si përfaqësues të një grupi deputetëve kanë zgjedhur të heshtin. Ata që kanë zgjedhur të zhvillojnë opozitën në errësirën e parlamentit, duke bërë tym e duke ndezur flakë, duke djegur karrigen e Bashës dhe duke u ngjitur nga dritarja nuk guxojnë të thonë një fjalë për arrestimet e SPAK.
Pyetja që lind për dashnorët e demokracisë: Kush ia mbylli gojën të flasin një fjalë për Erzen Breçanin?
Kush ia mbylli gojën Berishës dhe Bardhit të flasin për Dedjan Gjonajn?
Kush ia mbylli gojën Berishës dhe Bardhit të flasin për këtë aksion, ku tregojnë sesi policia me krimin bashkëpunon për të eliminuar persona fizikë për të fituar territor në shkëmbimet e drogës?!
Kush ia mbylli gojën Berishës edhe Bardhit për të folur për kullat ku pastrohen lekët e krimin?!
Kush?! Kjo është pyetja që duan përgjigje shqiptarët.
Kush ia mbylli gojën?!
Përlesa bie erë me kilometra larg.../dritare.net

















