Komplekset e pafuqisë dhe braktisjes nga 17 kullat
Dritare.net
Nga Mero Baze
Në zgjedhjet e fundit Sali Berisha bashkë me ilir Metën kanë marrë 280 mij vota, dhe pes bashki nga 61 gjithsej.
Është rezultati më i dobët historik që ndonjë opozitë ka marrë ndonjë herë në ndonjë palë zgjedhje në Shqipëri që nga 1991.
Në përpjekje për ta harruar këtë dramë, Berisha filloi ta modifikoj pak nga pak. Një herë tha 350 mjë vota. Pastaj pasi kaloi një muaj dhe nuk reagoi njeri tha unë jam i vetmi burrë që kam marrë 500 mijë vota.
Sot në Kavajë i bëri 600 mijë. Mund të vazhdoj ti rris akoma dhe ca, por në fakt pesë bashki ka marrë dhe ato vetëm kryetarët se në këshilla bashkiakë ka fituar 100 për qind Partia Socialiste në gjithë vendin. Ato pesë bashki nuk i ka fituar ai por i ka humbur PS nga konfliktet e brendshme si parti e madhe që është.
Dhe ai e di mirë këtë, pasi të pesë kryetarët që kanë fituar njeriun që kanë aktualisht më bezdi është Sali Berisha.
Ai i Kavajës nuk i shkoi në mbledhjen për themelimin e shoqatës paralele të bashkive se “kishte sëmurë babain”. Sot i ka shkuar në takim pasi ka marr garanci nga Salianji që është e ardhmja.
Ideja që ka dal më keq se çdo lider opozite në gjithë kohërat në zgjedhjet e fundit por të parat për të si kryetar i ri i opozitës bashke me Metën natyrisht i kanë krijuar kompleksin e pafuqisë politike. Dhe sa më pak vota mer aq më shumë përpiqet të ngrej zërin si opozitë e vërtet.
Madje për ta përforcuar këtë në Kavajë shpiku dhe një gënjeshtër tjetër që Lulzim Basha i paska shkuar pas 25 Prillit 2021, dhe i ka thënë a ja vlen të bëjnë koalicion me Ramën. Dhe ky i paska thënë “Jo”, se rrezikon sovranitetin e vendit.
Pas zgjedhjeve të 25 Prillit Edi Rama doli me 77 deputetë dhe nuk ka pas asnjë arsye ti trokiste në derë as Bashës as Metës, dhe natyrisht që ajo bisedë nuk ka ndodhur. Por Berishës i duhet ta shpik për të treguar se ai është viktimë e qëndrimit të tij si opozitar i fort. Siç në fakt nuk është.
Por pas pafuqisë elektorale drama e tij e dytë e madhe është braktisja e thirrjeve për protestë. Ka një javë që thërret gjithandej njerëz të çmendur, që mblidhen nëpër salla të ftohta dhe bëjnë thirrje për rrëmbim armësh, por nuk i ec.
Në Durrës pash dje një ish kolonel të Shik-ut që ka shkruar me hollesi disa herë se si ka parë shefin e CIA Xhorxh Tenedin me automatik scorpions në Vlorë më 1997.
Të tjerë njerëz me devijime mendore dhe sociale i bashkohen rrugës duke ja rritur më shume dëshpërimin, kur shikon sallat bosh dhe indiferencën e atyre që u bën thirrje për sakrifica sublime.
Dhe ashtu i pavotuar i pambështetur dhe i padëgjueshëm nga njerëzit normal të këtij vendi, ai është i vetmi që e di arsyen pse nuk e votojnë dhe pse nuk i shkojnë më pas, as dhe demokratët më të betuar për të.
Arsyeja janë 17 kullat dhe milionat që po i dalin atij dhefëmijëvee të tij si pasuri të vëna prej pushtetit të tij.
Të çmendur mund të gjej disa sa për ti pasur si bashkëbisedues por budallenj që të mendojnë se 17 kullat e vajzës dhe pasuritë e djalit u ranë nga qielli vetëm për tetë vitet e këtij në pushtet, zor se gjen më. Dhe kjo duket se po e kalb përditë. Sidomos tani që Postieri i sjell çdo ditë një letër nga Gjykata./tema.net