Na ndiqni edhe në

Opinione

Çfarë e pret Shqipërinë pas pushimeve verore!

Çfarë e pret Shqipërinë pas pushimeve verore!

Nga Spartak Ngjela

Pushimet verore vijojnë, njerëzit shpresojnë, dëshirat ndikojë se brendshmi për të krijuar një jetë ndryshe, por ndryshimi i jetës vjen nga dashuria, nga investimet private në treg dhe nga të tjera evente që krijojnë ndryshim shpirtëror.

Megjithatë në Shqipërinë e kesej kohë pushimesh, pashë shpengim dhe edhe një humor që nuk ka qenë i këtij niveli një vit më parë. Shumë bukur.!
Por...
Kur në qytetet e mëdha të një shteti, dhe në plazhe e në malësine turistike të tij ka humor, gëzim dhe një jetë e shpenguar, kjo tregon që e ardhmja e afërt e këtij shteti do të jetë me ndryshime cilësore.

Të shohim. Sepse në pushimet e këtij viti në Shqipëri u dallua ky fenomen. Gëzim dhe humor të mirë njëherësh nëpër bare, restorante e pabe.
Kjo flet për qetësi shpirtërore...
Dhe ju pyesni çfarë ndryshimi do të pritet?
Ndryshimi do jetë pozitiv: ajo që pritet me pozitivet është, por duhet pritur.
Dhe mos harroni që pritja e një ndryshimi pozitiv i një shoqërie të caktuar, jep qetësi shpirtërore.
Dhe kjo është ndiesi që ndijohet nga gëzimi që po ka filluar këtë verë në Shqipëri.
Konstatohet një numër rekord turistësh, dhe shqiptarët që po pushojnë të gëzuar.
Edhe muzika me e bukur është nëpër klubet e ditës dhe të natës.
Dhe vajzat janë më shumë stil, dhe bukuria e tyre është rritur edhe më në numër.
Të gjitha këto, që rrethohen nga një gëzim i dukshëm dhe me karakteri festiv që shihet nëpër klube, na sjell të idea që thamë: Ndryshim pozitiv pritet në muajt e ardhshëm në Shqipëri.
Është folur për rritje rrogash.
Po flitet për çlirimin e mëtejshëm të kredive bankare.
Ka shenja, që edhe emigrantët e shumtë po kthehen që, me paratë e fituara në emigracion, të bëjnë investimet cilësorë në tregun e Shqipërisë.

Të shohim që, për të gjitha këto që shprehem, a do të ketë një skemë të re nga qeveria si ndihmë për të ndihmuar investimin privat në Shqipëri?

Kjo duhet pritur të shihet pas pushimeve verore, sepse sakaq ka të dhëna për një impuls të ri të konstatuar në rritjen e numrit të pushuesve në Shqipëri, dhe kjo sigurisht që do të sjellë progres të ri në tregun e Shqipërisë dhe në të ardhurat për frymë të saj./Marrë nga Facebook-u i autorir