Na ndiqni edhe në

Opinione

Faleminderit Alma që tregove se Bashkë (nuk) Fitojmë!

Faleminderit Alma që tregove se Bashkë (nuk) Fitojmë!

Nga Ermal Peçi

Kukësi ka treguar gjithmonë se është një qytet i cili amoralitetin politik nuk e fal. Ishte viti 2015 kur në atë kohë Ben Blushi goditi fenomenin e “Hasanizimit”, një proces ku shkeleshin parime edhe bëheshin bashkime për interesa pragmatiste. Koha kaloi edhe ky fenomen vazhdoi në shoqërinë shqiptare si pasojë e mungesës së konkurrencës dhe prodhimit të figurave të larta politike. Zgjedhjet bashkiake të 14 majit i dhanë përgjigjen përfundimtare që dyshja politike Berisha-Meta po refuzohen nga shqiptarët dhe demokratët. Nga jugu në veri e lindja në perëndim koalicioni “Bashkë Fitojmë” pësoi një humbje turpëruese, por sikur mos të mjaftonte kjo Berisha humbi edhe në qytetin e vet Tropojë dhe bastionin e tij Kukës.

Në qoftë se nuk do të ishte video skandali i Safet Gjicit, mund të kishte vazhduar edhe për disa kohë në media fabula e bashkimit me Berishën për të mundur regjimin me alternativë thjesht ndryshim emrash, por jo mendësie politike.

Lëvizja e fundit e Bardhit së bashku me deputetë, të cilët e mbështesnin kishte fabulën e bashkimit me Berishën për arsye se ai është shumica dhe ata do bëheshin bashkë për të ndaluar Ramën. Bashkimi i Gaz Bardhit e ka thelluar humbjen, se kuksianet nuk ta falin imoralitetin: një herë i thotë peng i Ramës pastaj është burrë i mirë. Gazi i thotë vrasës, e përjashton, pastaj bashkohet me të. Këta jo vetëm nuk e mundin dot “regjimin”, por çdo ditë po mundohem të pengojnë PD-në për t’u fuqizuar. Flirteve politike duket se u ka dalë boja. Kuksianët sot e dhanë përgjigjen, por ne shqiptarët dhe demokratët duhet sot të falënderojmë Almën, e cila ju tregoi se Bashkë Fitojmë, bashkë me Bardhin vetëm me fitoren nuk kanë lidhje e jo më të mundin “regjimet famëkeqe” Prandaj sot duhet t`i themi faleminderit Almës që tregoi të vërtetën e kësaj dysheje politike. Se jo për gjë po kush dëgjonte çdo ditë fabulat e bashkimit për të mundur regjimin./dritare.net