Na ndiqni edhe në

Opinione

Doktor, lëri përrallat për luftën që i bërë diktaturës. Ti ishe pjellë e saj

Doktor, lëri përrallat për luftën që i bërë

Nga Ilir Demalia

Dje Sali Berisha ishte në një panel ku gazetarët më shumë kishin hall mos e lëndonin sesa ta pyesnin. Në llogoren e tij, Berisha nuk la pa përmendur të vdekur e të gjallë duke na treguar përralla me bajlozë.

Doktor, me Ramën bë çfarë te duash, po boll më me përrallat të “luftës tuaj dhëmb për dhëmb” me diktaturën.

Mbrëmë në “Top Story” the: “ Unë kam jetue një diktaturë dhe jam përballë me të, dhe ajo ra, ose e përmbysëm thuej si t’duesh. Jemi para një diktature të re, por një gjë të them unë ty: Ramiz Alia që kishte gjithë Sigurimin e Shtetit, që kishte kryer dhe krime, te sigurta me dokumente, nuk burgosi opozitën. Pas 34 vitesh pasardhësi Kristaq Rams adapton standardin e Kristaq Ramës ndaj liderëve të opozitës.

1. Doktor, Ramiz Alia nuk mund të burgoste pjellën e vet, pluralizmin, që po e sillte me njerëzit e regjimit dhe spiunët e Sigurimit me ju në krye si ish sekretar partie për 25, dogmatik dhe i ashpër, karakter që e shfaq dhe sot si i palatuar pas 34 vitesh.

2. Doktor, Kristaqi nuk ishte as anëtar i PPSh as në Sigurim, por pedagog ne ILA dhe skulptor. Kristaqi as nuk u mor me politike dhe as ka pasur përfshirje me ngjarjet e post 90 ku ju keni qenë strumbullari i gjithë ngjarjeve të këtyre 34 vjetëve dhe një nga përgjegjësit kryesorë për këtë gjendje të Shqipërisë./dritare.net