Dje dola te Rudina e Dritares së njerëzve normalë!
Dritare.net
Nga Ylli Pata
Dritarja që hapet për njerëzit “normalë”
Katër ditë më parë kam përjetuar më shumë se një orë te sikletshme por superemocionuese.
U mundova të rrëfeja jetën e babait tim Bujar Pata, në një nga mediat më të mrekullueshme që ekzistojnë në hapësirën shqiptare.
Dritare TV, i ftuar nga një prej legjendave të gazetarisë shqiptare Rudina Xhungës. Të cilën e kam lexuar që në hapat e parë të saj në gazetarinë shqiptare, e më pas pata fatin e madh ta kem kolege e shoqe të mirë. Një model shkëlqyes i gazetarisë që ka rrëfyer historitë e këtij vendi me një ndershmëri absolute.
Rudina Xhunga dhe Dritan Hila, prej vitesh tashmë drejtojnë një Dritare televizive që është kthyer në median besnike të njerëzve normalë. Që refuzojnë spektaklin absurd të paneleve kallp, që duan një media të qytetaruar, fine e natyrisht thellësisht njerëzore. Unë jam një shikues besnik i Dritares së Rudinës dhe Dritanit, e të hënën pata fatin të jem një dëshmitar i një rrëfimi për babain tim të ndjerë, për të cilin natyrisht nuk mjafton një emision, por që gjithçka thashë ishte pa doreza.
Shumë mirënjohje Rudinës, e cila e hapi siç bën çdo ditë, dritaren e saj për një rrëfim njerëzish normalë./Marrë nga Facebook-u i autorit