Na ndiqni edhe në

Opinione

Artan Fuga: Meqenëse dhuna është urbane, të mos lindim fëmijë fare!

Artan Fuga: Meqenëse dhuna është urbane, të mos lindim

Nga Artan Fuga

Aman more aman. Kush paska bërë hulumtime se tik toku qenka shkaku që rritet dhuna mes të rinjve?

Ku i ka të dhënat?

Mos i dha ndonjë çmim Shoqata e Botuesve në Panaririn e fundit të librit? Se ata janë të specializuar për të vlerësuar rezultatet e kërkimit shkencor! Aman mo po e provoj njeri të ma thotë se do i fal diplomën! Uaaaa, por këta nuk e kanë haberin fare, po fare, nga lidhja shkak pasojë! Meqë dhuna është urbane them të mbyllem edhe qytetet! Meqë janë adoleshentët që u ndikokan, atëhere mos lindim fare fëmijë dhe kështu nuk do të kemi as adoleshenta. Jemi rehat! Sikurse nuk kemi inflancion, se kem zhdukur prodhimin!

Zgjidhje e pastër fare!

Unë them të mbyllemi në komuna fshatare ku babi, gjyshi, stërgjyshi të kontrollojnë telekomandën e televizionit të banesës dhe sakën se mos ndokush lëviz nga oda e zjarrit!

Po a e kuptoni se çfarë po thoni???/ Marrw nga Facebook-u