Na ndiqni edhe në

Opinione

Agron Shehaj braktis fushëbetejën e Berishës me Drejtësinë! 

Agron Shehaj braktis fushëbetejën e Berishës me

Nga Ermal Peçi
Në emisionin Opinion të gazetarit të njohur Blendi Fevziu, Agron Shehaj deputet i Partisë Demokratike ka shprehur qëndrimin e tij duke u larguar përfundimisht nga Sali Berisha, duke shprehur haptazi zhgënjimin që kishte pasur ndaj Rithemelit të tij.
Përgjigjet e z.Shehaj do t’i diskutojmë edhe më poshtë, por ka shumë pikëpyetje pse u realizua tani kjo ndarje.
Sali Berisha tani po përballet me stuhinë SPAK, një stuhi e cila nuk kurseu as ditën e sotme Ilir Metën i cili u paraqit mëngjesin e sotëm në dyert e SPAK-ut për aferën ÇEZ-DIA ku flitet për miliona dollarë vjedhje. Koalicioni Bashkë Fitojmë po gjendet tashmë përballë stuhisë së drejtësisë e cila e ka marrë shumë seriozisht luftën kundër korrupsionit dhe sistemit të kapur 33 vjeçar.
Vizita zyrtare e SPAK-ut në SHBA solli një dallgë të fuqishme ku anija e Berishës jo vetëm po fut ujë, por mesa duket po i zbresin pasagjerët. Pasagjeri i radhës e emrin ka Agron Shehaj, deputeti i cili edhe u investua fuqishëm në zgjedhjet e 14 majit duke mbështetur Belind Këlliçin për bashkinë e Tiranës ku humbën me 60 mijë vota.

Pse vendosi të largohet në këto momente Agron Shehaj nga Berisha?
Z.Shehaj në diskursin e vet tha që unë nuk jam shumë dakord me vendimet politike dhe mënyra se si po zhvillon Berisha edhe Bardhi opozitën.
Më pas tha që pas humbjeve të 14 majit, prisja hapjen e Rithemelimit ndaj figurave të reja dhe profesioniste por gjë që nuk ndodhi kurrë.

Ky diskurs në fakt tentohet ta hedhë vetëm fajin politik tek Berisha por ajo që lind si pyetja e natyrshëm është, Agron Shehaj ku e kishte intuitën politike për të kuptuar Sali Berishën?
Mos të harrojmë që ishte njeriu që kandidoi për kryetar partie të PD-së dhe nuk paska intuitën për të kuptuar që Sali Berisha do të ndryshojë 80 vjeç?!
Si mund të ishte alternativë politike një parti e cila drejtohej nga një person i shpallur non-grata?!

Por sikur mos të mjaftonin gjithë këto pikëpyetje, Agron Shehaj po vjen te narrativa e Partisë Demokratike dhe kryesisë së saj të cilët thoshin se Sali Berisha e donte partinë për hallet e veta e jo për demokratët.

Këto janë shumë pikëpyetje të cilat lidhen me intuitën e Z.Shehaj si profil politik.

Por në të gjithë këtë zhvillim ka disa të vërteta që askush nuk i thotë, të cilat lidhem me atë që artikulonin të gjithë nën zë. Të gjithë që u bashkuan me Berishën përveç emrave besnik të tij që janë me kokrra dhe opinioni publik i njeh, mendonin se mund të përfitonin karburant nga sarbatori politik i Berishës .
Sot jo vetëm po kthjellohen dita ditës, që jo vetëm nuk përfitojmë nga Berisha por thjesht do të përdoren prej tij në luftën që ai ka me SPAK-un dhe me partnerët ndërkombëtar. E në këtë stuhi që ka sjellë SPAK në detin e trazuar në të cilën anija me kapiten Sali Berisha lundron, Agron Shehaj thjesht zgjodhi të zbresë sepse e pa që nuk fitonte dot asgjë.
Ai zbriti se kuptoi atë që ne e dimë prej dy vitesh që në Portin e Vlorës anija që drejton Berisha mund të jetë më e mira, por kalbëzimi i gjatë e ka bërë të fusë ujë, ujë i cili ia pamundëson të kalojë oqeanin për të vajtur në SHBA./dritare.net