A po shet toka Hashimi, ashtu siç e shiti detin Lulzimi?
Dritare.net
Nga Kreshnik Spahiu
8 vjet më parë në zyrat “Kuqezi” mbërriti ambasadori amerikan Arvizu.
Në takimin që u zhvillua me dyer të mbyllura dhe pa media, ai na inkurajoi për qëndrimin kundër shitjes së “Detit Jon” që ministri i Jashtëm Lulzim Basha i kishte dhuruar 12 milje detare Greqisë.
Ambasadori deklaroi se: “SHBA-ja nuk e mbështet këtë marrëveshje antikushtetuese që qeveria Berisha po i dhuronte Athinës nga territori i kufijve shqiptarë”.
Pasi na dha dy ftesat si shenjë vlerësimi, në pritjen që do i bëhej Hillari Klintonin në Tiranë u largua duke e konsideruar gjeneral, Myslym Pashajin si hero të kombit shqiptar.
Atëherë nuk bëhej fjalë as për hamendësime dhe as për thashetheme por, për një marrëveshje e cila ishte firmosur dhe vulosur nga Lulzim Basha, por që u shfuqizua me vendim Gjykatës kushtetuese.
Ambasada amerikane iu desh të merrte 1 muaj në Ëashington, 9 gjyqtarët shqiptarë të Gjykatës Kushtetuese për t’i shmangur nga presioni i qeverisë Basha-Berisha.
Gjyqtarët ishin frikësuar për vdekje dhe disa më kontaktonin çdo ditë.
Pas 8 vjetësh kemi një panoramë të ngjashme por në veri.
Hashim Thaçi po akuzohet si tradhtar i shitjes tokave të veriut shqiptar, ndërsa në jug është harruar tradhtia e Lulzimit dhe ky po kandidon për kryeministër.
Ndryshe nga Lulzimi, Hashimi as nuk ka firmos dhe as nuk ka shitur asgjë, por e ka pas si ide në kokën e tij.
Gjithsesi unë e besoj Bolton-in ish-këshilltarin e Trump që Hashimi dhe Vuçiç kanë kërkuar ndryshimin e kufijve, por në të drejtën penale që të kuptosh dëshirën e subjektit që kryen krimin, duhet zbulosh shkakun dhe motivet pse ai e kryen.
Pse Thaçi që luftoi për çlirimin e Kosovës duhet ta shiste pjesërisht pas 20 vjetësh?
1- Ta bëjë për para?
Jo, sepse është milioner dhe s’ka nevojë për para?
2- Ta bëjë për pushtet?
Jo, sepse ka 14 vjet në pushtet dhe ka arritur gjithçka.
3- Ta bëjë për të hyrë në histori?
Jo, sepse kjo gjë e bën tradhtar dhe aspak hero.
4- Ta bëjë për mbështetje ndërkombëtare?
Jo, sepse SHBA-ja, BE-ja dhe krejt bota janë shpreh kundër ndryshimit kufijve.
Trump kundra,
Bolton kundra,
Grenell kundra,
Marcron kundra,
Merkel kundra,
Me këtë logjikë Hashimi paska qenë kundër gjithë botës, por pro Serbisë! Atëherë, a mund të gjejmë dot një shkak pse Hashim Thaçi donte me e nda Kosovën, në trurin e tij sepse në letra dhe me firmë nuk e gjejmë dot askund? Sigurisht edhe sikur të jenë të vërteta, ka një ndryshim të madh mes asaj që shiti Lulzimi dhe asaj që tentoi Hashimi.
Të kryesh një krim ka dallim të madh nga tentativa.
Gjithsesi, kjo nuk mund jetë justifikim për Hashimin sepse Kosovën nuk ia ka lënë babai i tij trashëgimi dhe ai nuk mund ta shesë apo blejë.
Hashim Thaçi duhet të dalë para popullit dhe të flasë hapur pse e bëri këtë bisedë me Vuçiçin dhe Boltonin.
Heshtja nuk nënkupton pafajësi, përkundrazi. Ndryshe nga Lulzim Basha që do të justifikohet se e urdhëroi Berisha, Hashimi nuk mund të justifikohet sepse s’ka shef mbi krye.
Ndoshta Thaçi ka menduar që ndryshimi kufijve është mundësia më e mirë për krijimin e Shqipërisë së Madhe, por këtë projekt nuk ka pse ta bisedoj me Aleksandër Vuçiç, por nëpërmjet një kuvendi kombëtar shqiptar nga Ulqini në Kumanovë, nga Kosova në Çamëri.
Shqiptarët jetojnë të ndarë në 7 shtete dhe bashkimi arrihet duke ndryshuar kufijtë, por jo duke falur territore sepse nuk i kemi tepër, por mangët.
Ka ardhur koha që shqiptarët në unison të shprehen, nëse janë kundër ndryshimit kufijve dhe të vazhdojnë edhe 100 vjet të copëtuar, apo të rihapen bisedimet për korrigjim kufijsh dhe të krijojmë një shtet unik shqiptar.
Gjithsesi, rruga e bashkimit shqiptarëve nuk kalon nga Beogradi, por nga Brukseli, Berlini, dhe Uashingtoni.
Nuk mundet me bashku “tokat”, pa bashkuar “kokat”.
Shqiptarët kanë nxjerr mijëra heronj në luftëra, por qindra tradhtar në paqe.
Ani, edhe pse jemi një popull që i harrojmë tradhtitë, Hashimi s’mund të pretendojë që do ndodhë “HARRESA” si me Lulzimin sepse ky i fundit e ka marrë qyl pushtetin.
Ndërkohë që Hashimi luftonte me kallash në Drenicë, Lulzimi shpenzonte lekët e George Soros në Holandë!
Prandaj, Hashimi duhet me tregu burrni në paqe, sepse lufta tash është harru.
Ndonëse sa për kujtesë Bill Klinton ka thënë:
“Ne bëmë luftën, ju bëni paqen”/Marrë nga Facebook-u i autorit./K.C/dritare.net