Na ndiqni edhe në

Opinione

A duhen njoftuar vdèkjet në Facebook?

A duhen njoftuar vdèkjet në Facebook?

Nga Lutfi Dervishi

Gjithnjë e më shumë, sidomos gjatë pandemisë, sapo hap Facebook-un ndesh njoftime për ndarje nga jeta të njerëzve që i njeh, familjarëve të tyre, të njerëzve që nuk i njeh, njerëz publikë apo individë krejt të panjohur! A është Facebook-u platforma e duhur për lajme të tilla? A duhet që një lajm të hidhur për mua ta lexojnë 50, 500 apo 5000 "miqtë" e mi në Facebook? Facebook-u të ndihmon se e përçon me shpejtësi lajmin, por në anën tjetër ngre pikëpyetje për mënyrën si duhet të veprosh?! T'i japësh like?! Të shkruash ngushëllime në publik?! Nëse këtë njoftim publik algoritmi Facebook nuk ta ka shfaqur a do të gjykohesh si njeri i pandjeshëm?! Personalisht në Facebook nuk dëshiroj të ndaj lajme të hidhura, dhe nëse mësoj lajme të tilla ngushëlloj në mënyrë private duke shkruar në Whatsapp apo thjesht mesazh! Shqetësimin për njoftimin e vdèkjeve në Facebook e kam ndeshur shpesh këto javë. Ky është debat delikat. Por e vërteta është se krahas "lajmeve të këqija" që ndeshim në TV dhe portale, parim me të cilin operon gazetaria, lajmet trishtuese po i ndeshim gjithnjë e më shpesh edhe në Facebook!/M.M-dritare.net