Na ndiqni edhe në

Opinione

10 disavantazhet e Partisë Demokratike për zgjedhjet 2021, krahasuar me 2017!

10 disavantazhet e Partisë Demokratike për zgjedhjet 2021, krahasuar

Nga Kreshnik Spahiu

Zgjedhjet parlamentare po afrojnë, por ato asgjë nuk do ndryshojnë!

Kodi i ri elektoral forcon edhe më shumë establishmentin e vjetër politik dhe mbyll çdo mundësi për alternativat e reja politike sepse përjashtojnë listat e hapura për partitë e reja.

Zgjedhjet e reja parlamentare 2021 nuk garantojnë as rotacion dhe as evolucion, por thjesht stanjacion.

Partia Demokratike po përsërit gabimet e 2017-ës dhe nuk ka arritur të plotësojë asnjë parakusht për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe barabarta.

Ajo është nënshtruar 10 herë më keq se 2017 dhe kanë disa disavantazhe në raport me zgjedhjet e kaluara:

- Në 2017-ën kishte një qeveri teknike, ndërsa në 2021-shin një qeveri socialiste.

- Në 2017-ën policinë e kontrollonte PD-ja (Dritan Demiraj) dhe jo Sandër Lleshi

- Në 2017-ën drejtësinë e kontrollonte Gazmend Bardhi si ministër Drejtësie dhe jo PS-ja

- Në 2017-ën KQZ-ja drejtohej nga opozita (Klement Zguri) dhe jo nga socialistët

- Në 2017-ën financat i menaxhonte PD-ja dhe jo PS-ja.

- Në 2017-ën LSI-ja nuk kërkonte 42 deputetë në listat e PD-së, por garonte më vete. Në bazë të Ligjit të Ri elektoral, nëse opozita do të hyjë në zgjedhje me një listë atëherë në 140 emra, 42 i takojnë LSI sipas rezultatit zgjedhjeve. Nëse PD-ja nuk i fut në lista, atëherë LSI-ja del më vete.

- Në 2017-ën marrëveshja u garantua nga zv/sekretari amerikan i shtetit, ndërsa në 2021-shin garant del Gjiknuri dhe Bylykbashi.

- Në 2017-ën nuk kishte përçarje për emra kandidatësh dhe thyerje kutish votimi në celularëz e partisë ku nga 6000 kandidatë do të kualifikohen vetëm 60 dhe 5940 do të mbeten të pakënaqur dhe “armiq”.

- Në 2017-ën Partia Demokratike garoi me logon e saj, ndërsa ne 2021-shin logoja e PD-së nuk do figurojë në fletën e votimit sepse i duhet të ketë logon e opozitës bashkuar.

- Në 2017-ën Partia Demokratike drejtonte 18 bashki, Vorë, Kamëz, Shkoder, Kukes, Tropoj, Lezhë, Pogradec, Përmet..etj, ndërsa në 2021-shin janë 100% bashkive socialiste.

- Në 2017-ën Partia Demokratike hynte në zgjedhje pas 3 muajsh protestat të përditshme, ndërsa në 2021-shin po hyn pas 2 vjetësh pas asnjë frymë protestash dhe gjumi letargjik.

- Pas një nate të gjatë negociatash në 2017-ën, Kryetari i opozitës Basha tha: “Me Ramën është arritur marrëveshja për zgjidhjen e krizës sipas paketës MacAllister Plus të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara. Marrëveshja është arritur në favor të PD me garanci amerikane”. Në 2020 s’ka marrë asgjë nga marrëveshja me Ramën apo me amerikanët.

Pavarësisht kushteve të favorshme për PD-në, ajo pati humbjen më të thellë në historinë e saj me vetëm 40 deputetë. DMTH: Asaj i duhen edhe 31 deputetë plus që të marrë pushtetin.

Demokratët janë verbuar dhe s’duan të lexojnë apo kuptojnë gabimet e zgjedhjeve të kaluara. Ata i kanë thelluar dështimet dhe janë mbytur në stuhinë para elektorale dhe luftën brenda vetes me listat.

Aq shumë mllef dhe urrejtje kanë brenda llojit saj, aq sa luftuan dhe eliminuan nga kreu i KQZ-së, ish zv/kryeministrin e Berishës (Ilir Rusmalin) dhe votuan ish-ministrin e Edi Ramës (Ilirjan Celibashin)

Demokratët urrejnë çdo kënd brenda vetes. Në listat e deputetëve nuk gjen asnjë nga 385 themeluesit e PD-së të 12 dhjetor 1990.

Lërini të shqyejnë njëri-tjetrin për lista dhe do tëmë kujtoni në 26 Prill:

“Një popull që harron gabimet dhe të kaluarën, është i detyruar ta përsëris historinë”/Marrë nga facebook-u i autorit/