Nis supersfida Angli–Argjentinë, në lojë finalja e Kupës së Botës
Wednesday 15 July 2026, 21:09
Dritare.net

Ka nisur mbrëmjen e kësaj të mërkure gjysmëfinalja e shumëpritur e Kupës së Botës 2026 mes Anglisë dhe Argjentinës, një nga sfidat më të forta dhe historike të futbollit botëror. Ndeshja po zhvillohet në stadiumin Mercedes-Benz në Atlanta dhe do të përcaktojë skuadrën e dytë finaliste të turneut.
Argjentina, kampione në fuqi e botës, synon të mbrojë titullin, ndërsa Anglia kërkon rikthimin në një finale Botërori pas dekadash. Fituesja e kësaj sfide do të përballet me Spanjën në finalen e madhe të 19 korrikut. /dritare.net