Zyrtari i lartë i BE: Vendet anëtare t’i japin vàksina Ballkanit
Dritare.net
Në mbledhjen e parë të vitit të ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian, është diskutuar në lidhje shpërndarjen e pabarabartë të vàksinave në botë. Shtetet me të ardhura të larta kanë porositur pjesën më të madhe të vàksinave duke lënë më të rrezïkuara nga vírusi shtetet më të varfra. Përfaqësuesi i lartë i BE, Josef Borrel sugjeroi që shtetet anëtare të ndajnë një numër të caktuar të dozave të vaksïnave kundër kovïdit për vendet me të ardhura të ulëta. Në këto vende do të përfshihet Ballkani Perëndimor dhe Shqipëria:“Jam shumë i bindur se ndarja e vaksínave në mënyrë të drejtë në të gjithë botën, është pjesë e zgjidhjes jo vetëm për arsye të solidaritetit global por edhe për sigurinë tonë shëndetësore.” -u shpreh në mbledhje Josef Borrel. “Ne nuk do të jemi të sigurt derisa të jenë të gjithë të sigurt. Kemi konsideruar mundësinë që vendet anëtare të ndajnë mënjanë një pjesë të vaksínave, gjë që është shumë e vështirë nëse marrim parasysh vështirësitë që shtetet po hasin në procesin e tyre të vaksínimit.” përfundoi Borrel./S/F/dritare.net