Zyrtari i DASH-it takohet me Ramën: Integrimi në BE, kritik për Shqipërinë
E Mërkurë 8 Janar 2025, 21:09
Dritare.net
Zëvendëssekretari i Shtetit Amerikan për Menaxhimin dhe Resurset, Richard R. Verma u takua sot me kryeministrin Edi Rama. Verma ndodhet në vendin tonë si pjesë e turit të tij të vizitave në tri vende, Shqipëri, Kosovë dhe Serbi. Pas takimit zyrtari i DASH-i shkruan në rrjetin social X se integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian është kritik.
“Kënaqësi të takohem me kryeministrin Edi Rama në Tiranë për të falënderuar për pritjen e afganëve dhe mbështetjen e Ukrainës. Ne ramë dakord se integrimi në BE është kritik për të ardhmen e Shqipërisë. Partneriteti ynë i fortë siguron, ndërsa Shqipëria përparon drejt integrimit të plotë evropian”, shprehet Verma në rrjetet sociale./K.C/dritare.net