
Zyrtare/ Rikthehet Le Casa de Papel me sezonin e fundit!
Dritare.net
Xhirimet kanë nisur dhe së shpejti vjen sezoni i pestë i “La casa de papel”.
Ka qenë vetë aktori Alvaro Morte, i cili disa ditë më parë ka konfirmuar lajmin e rikthimimit.
Ai ndau një foto nga xhirimet, ndërsa krahas saj shkruan:
“U riktheva! Profesori u rikthye!”, duke gëzuar fansat e serialit.
Por Netlflix ka konfirmuar se seriali “La casa de papel” do të rikthehet për sezonin e pestë dhe të fundit.
Gjithashtu prodhuesi ekzekutiv, Alex Pina, konfirmoi se sezoni i pestë i serialit do të ketë 10 episode.
Duke folur për sezonin e fundit, Alex Pina tha: “ Kemi kaluar gati një vit duke u menduar se si ta shkatërrojmë grupin. Si të futemi në situata të pakthyeshme për shumë karaktere? Dhe rezultati është sezoni i pestë i La casa de papel. Lufta arrin në nivelet e saj më ekstreme dhe të egra, por gjithashtu është sezoni më epik dhe emocionues”.
Seriali nuk do të ketë sezon të gjashtë dhe fansat duhet të shijojnë ketë të fundit./ R.P-Dritare.net

















