Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Zvicra, është e zviceranëve/Referendumi për të dëbuar emigrantët e BE-së

Zvicra, është e zviceranëve/Referendumi për të

Zvicra, është e zviceranëve, kjo është një parullë përmbledhëse e një referendumi që do të zhvillohet në Zvicër. Votuesit do t'i përgjigjen pyetjes nëse qytetarët e BE-së duhet të lejohen të punojnë dhe të jetojnë në vend apo jo; një votë që natyrisht, mund të ndryshojë në mënyrë drastike marrëdhëniet e kombit me fqinjët e tij. Pavarësisht se Zvicra nuk është anëtare e BE-së, ajo i është përmbajtur disa prej parimeve themelore të saj, siç është lëvizja e lirë e personave.

Kjo do të thotë që qytetarët e BE-së sot, mund të jetojnë dhe punojnë në Zvicër dhe anasjelltas për qytetarët zviceranë në vendet e tjera të BE-së.

Referendumi i quajtur "iniciativa e kufizimit" kërkon të ndalojë lëvizjen e lirë të qytetarëve të BE në Zvicër, duke e bërë të vështirë për kompanitë që t'i punësojnë ata, informon dritare.net. Partia Popullore Zvicerane (SVP) e krahut të djathtë kishte planifikuar votimin në maj, por gjithçka u vonua nga pandemia COVID-19.

Votuesit zviceranë do të vendosin fatin e qytetarëve të BE brenda kufijve të Zvicrës. Sigurisht, edhe 460,000 shtetas zviceranë që jetojnë në BE nuk mund të jenë të qetë, informon dritare.net. Shumë e kanë quajtur një Brexit, të stilit zviceran.

Pothuajse 25% e banorëve - 2.1 milion njerëz - janë të huaj, nga të cilët shumica (1.4 milion njerëz) vijnë nga Bashkimi Evropian dhe Mbretëria e Bashkuar.

Po pasojat? Do të jenë të mëdha, dhe jo vetëm për emigrantët. Nëse referendumi vendos për 'Po', kjo do të rrezikonte marrëdhëniet e qëndrueshme të Zvicrës me partnerin e saj kryesor, BE-në, dhe do të kërcënonte "vendet e punës dhe prosperitetin përballë pasigurisë së madhe ekonomike" . Por sondazhet tregojnë se shumica e votuesve janë kundër./L.F-dritare.net