
Zjarri shkatërron kampin më të madh të emigrantëve në Greqi
Dritare.net
Zjarri ka shkatërruar kampin më të madh të emigrantëve në Greqi, në Moria në ishullin e Lesbos.
Rreth 25 zjarrfikës me 10 motorë luftuan me flakët ndërsa emigrantët ishin evakuuar. Disa prej tyre pësuan lëndime.
Raportet thonë se emigrantët, që protestojnë kundër rregullave të koronavirusit mund ta kenë ndezur vetë zjarrin, megjithëse kjo është e pakonfirmuar. Policia ndaloi emigrantët që drejtoheshin në Mytilene, duke i lënë ata të bllokuar në rrugë.
Moria është shtëpia e gati 13,000 njerëzve, më shumë se katërfishi i numrit që mund të mbajë zyrtarisht.
Zëvendësguvernatori i Lesbos Aris Hatzikomninos thuhet se i tha radios lokale se kampi ishte "shkatërruar plotësisht".
BE ka rënë dakord të financojë transferimin e 400 adoleshentëve dhe fëmijëve të pashoqëruar.
Kampi u vendos nën karantinë javën e kaluar pasi një emigrant doli pozitiv me koronavirusin. Tani janë 35 raste të konfirmuara.
Por është e paqartë se si filluan zjarret. Agjencia greke e lajmeve ANA tha se zjarret kishin shpërthyer pasi disa nga 35 personat me koronavirus kishin refuzuar të qëndronin në izolim me familjet e tyre, por kjo është e pakonfirmuar. Megjithatë një tjetër teori thotë se ky kamp, ishte një minë me sahat, që më në fund shpërtheu, pasi për vite me radhë njerëzit aty kanë qëndruar në kushte çnjerëzore./L.F-dritare.net

















