
Situata me zjarrin në Dropull është përkeqësuar. Po ashtu mësohet se dy zjarrfikës, pjesë e operacionit të sotëm për shuarjen e zjarreve janë lënduar dhe kanë marrë ndihmë mjekësore në spitalin e Gjirokastrës.
Njëri prej zjarrfikësve ka djegie të lehta në gjymtyrë ndërsa tjetri probleme si shkak i asfiksisë nga tymi. Gjendja shëndetësore është e stabilizuar dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve./K.C/dritare.net

















