Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Zjarri gjatë seancës, punonjësit e BKH-së mbërrijnë në Kuvend!

Zjarri gjatë seancës, punonjësit e BKH-së

Pas tensioneve ku u ndezën flakadanë dhe tymuese si shenjë revolte ndaj mazhorancës e cila fitoi me shumicë votash buxhetin 2024, në Kuvend kanë mbërritur punonjësit e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Mësohet se BKH ka mbërritur në zonë për të këqyrur nga afër Parlamentin, ku gjatë ndezjes së flakadanëve është shkaktuar edhe zjarr i cili u monitorua në kohë nga Garda.

Specialistët e BKH janë në Kuvend, pasi për ta konsiderohet një vend ngjarje. Në videon e siguruar nga Dritare.net shihet momenti kur deputeti i PD, Bledion Nallbati nxjerr tymueset dhe flakadanët nga çanta e koleges. Më pas ia shpërndan deputetëve në sallë duke i ndezur./M.K-dritare.net