
Zjarret pushtojnë jugun e Turqisë/ Rrezikohen resortet turistike!
E Premte 30 Korrik 2021, 12:12
Dritare.net
Mijëra zjarrfikës po luftojnë me zjarret në brigjet Mesdhetare dhe Egje të Turqisë. Katër persona kanë vdekur dhe dhjetëra janë dërguar në spital. Nuk dihet ende shkaku i zjarreve, ndërsa hetimet kanë nisur nëse kjo ngjarje është e qëllimshme. Gjatë një vizite në Manavgat, Ministri i Bujqësisë i Turqisë, Bekir Pakdemirli, tha se vënia nën kontroll e zjarreve mund të marrë kohë. Më shumë se 60 zjarre në pyje u raportuan në dy ditët e fundit në të gjithë vendin dhe 43 prej tyre u vunë nën kontroll. Rreth 4,000 zjarrfikës, tre aeroplanë, 38 helikopterë po luftojnë për të shuar flakët./L.F-dritare.net

















