
Zjarr në një magazinë frigoriferike në Pogradec, flakët afër banesave!
E Mërkurë 5 Tetor 2022, 08:08
Dritare.net
Mëngjesin e sotëm, rreth orës 6:30 një magazinë frigoriferike pranë një ferme është përfshirë nga flakët në fshatin Petrushë, në Pogradec, e cila është djegur plotësisht. Në magazinën në pronësi të shtetasit me iniciale H.H janë regjistruar vetëm dëme materiale. Zjarrfikësja ndodhet në vendngjarje, bashkë me policinë. Si pasojë e zjarrit nuk ka dëme në njerëz, ndërsa flakët ndodheshin pran disa banesave , por nuk ishin të rrezikuar. Në shuarjen e flakëve punuan dy mjete zjarrfikëse, të Pogradecit dhe Maliqit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit./M.T/dritare.net

















