
Zjarr i madh në Komunën e Parisit. Merr flakë parkimi!
E Shtunë 25 Janar 2025, 18:06
Dritare.net
Pranë Komunës së Parisit, ka rënë zjarr në parkimin e kompleksit të pallateve Kika 1. Flakët kanë përfshirë makinat, kabllot duke u përhapur më tej edhe mbi garazhet, në apartamentet lart.
Flakët janë vënë nën kontroll nga policia por e gjithë zonë është pushtuar nga tymi i madh, si pasojë e zjarrit.
Njoftimi zyrtar i policisë:
“Më datë 25.01.2025, rreth orës 18:00, tek Komuna e Parisit, tek Kika 1, ka rënë zjarr në garazhin e një pallati 8-katësh.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë të cilët po bëjnë të mundur evakuimin e banorëve, ndërsa shërbimet zjarrfikëse po punojnë për fikjen e zjarrit.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit./L.F-dritare.net

















