Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Zjarr dhe tymuese, Noka dhe Vokshi përfundojnë në SPAK. Ja akuzat!

Zjarr dhe tymuese, Noka dhe Vokshi përfundojnë në SPAK. Ja

Pas tensioneve në Kuvend, agjentët e BKH-së kanë shkuar në sallë për të mbledhur prova ku u ndezën tymuese.

Mësohet se për dy deputetët e opozitës, Flamur Noka dhe Albana Vokshi do të referohen materiale në SPAK pas kaosit në Kuvend. Kjo pasi Noka ndezi zjarr ndërsa Vokshi tymuese, të cilat u shpërndanë edhe deputetëve të tjerëve. Ndaj dy deputetëve Noka dhe Vokshi janë ngritur dy akuza: “Shkatërrimi i pronës” dhe “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse djegëse dhe radioaktive”, parashikuar nga nenet 150 dhe 282 të Kodit Penal.

Shkatërrimi apo dëmtimi me dashje i pronës, kur pasojat materiale nuk janë të lehta, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet. Shkelja e rregullave të caktuara për mbajtjen, prodhimin, përdorimin, ruajtjen, transportimin dhe tregtimin e lëndëve plasëse, djegëse apo radioaktive, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet./M.K-dritare.net