
Zhvillimet në veri të Kosovës, Kurti takon sot të dërguarin gjerman!
Dritare.net
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të takohet përsëri sot me emisarin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin. Takimi mes tyre do të mbahet në ndërtesën e Qeverisë. Emisari gjerman ka deklaruar se në takim me Kurtin kanë biseduar rreth zhvillimeve të fundit në vend, dhe tensioneve që ka pasur në veri.
Sipas Sarrazin, veprimet e institucioneve kosovare të premten kanë qenë të gabuara.
“Marrëveshja e arritur në Ohër me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, përfaqësuesit të jashtëm Borrell dhe emisarit Lajcak është mundësi e mirë për gjithë rajonin, e sidomos Kosovën dhe Serbinë për paqe dhe qetësi. Mesazhi im për sot është që ne nuk do të lejojmë që marrëveshja e Ohrit që ofron mundësi, të hidhen poshtë për shkak të një budallallëku”, tha ai./M.T/dritare.net

















