Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Zhupa: Nga Tirana në Elbasan dhe deri në Fier, afera e inceneratorëve po qelb vendin!

Zhupa: Nga Tirana në Elbasan dhe deri në Fier, afera e

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa në një deklaratë për shtyp ka ngritur 5 pyetje sa i përket aferës së inceneratorëve. Sipas saj, organet e drejtësisë nuk po merren me problemin kryesor por me detaje të parëndësishme të cilat sipas deputetes janë "bishti". Më tej Zhupa shprehet se kjo qeveri po jep para për punë të cilat nuk janë kryer.

"Nga Tirana në Elbasan dhe nga Elbasani në Fier, afera e inceneratorëve po qelb vendin, dhe i bën të mbajnë erë organet e drejtësisë, që nuk e çojnë hetimin te koka, por merren me bishtat. 430 milion euro për djegësit që nuk djegin.

Inceneratori i Fierit ka shumë gjëra për të thënë por mjafton të kujtojmë se Klodian Zoto pagoi veten nëpërmjet dy kompanive të tij, 23 Milionë Euro për punë që nuk janë kryer. Një qeveri që jep paratë në këtë formë mund të jetë më së paku ortake, ose vetë përfituese e këtyre parave.

Shkeljet edhe çuditë vazhdojnë, Inceneratori i Fierit ka marrë kredi, me garanci sovrane, 69 milion lekë për paga ndërkohë që këto paga paguheshin me paratë e buxhetit të shtetit ", deklaroi Zhupa./Xh.Xh/dritare.net