
Zgjedhjet vendore, Meta takim me qytetarët e Tiranës: Ndryshimi do të jetë në 14 maj!
Dritare.net
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar një takim me qytetarët e Tiranës në njësinë numër 9. Përmes një postimi në facebook Meta shkruan se fokusi i diskutimeve kanë qenë problematikat dhe kushtet e jetesës, ku sipas tij ndryshimi do të jetë në 14 maj.
“Rrugëtimi ynë drejt 14 Majit është i pandalshëm.
Qytetarët e Tiranës duan Ndryshim, sepse kosto e jetesës është rritur, çmimet e banimit janë bërë të papërballueshme, ndërsa fuqia e tyre blerëse është ulur dhe kjo po i detyron të rinjtë të emigrojnë.
Duhen ndryshime të mëdha në sistem, duhen punë të reja në nivelin lokal dhe atë qendror.
Por fillimi i Ndryshimit do të jetë 14 Maji.
Dje ishim në njësinë nr. 9 në Tiranë, e do të vijojmë të jemi në çdo lagje, në çdo rrugë e rrugicë për të dëgjuar zërin e qytetarëve tanë, në mënyrë që zgjidhja e shqetësimeve të tyre të jetë kryefjala e këshilltarëve tanë në Këshillin Bashkiak.
Bashkë Fitojmë”, shkruan Meta./A.ZH-dritare.net

















