
Zgjedhjet në SHBA/ Trump drejt Shtëpisë së Bardhë!
E Mërkurë 6 Nëntor 2024, 08:08
Dritare.net
Ndërsa vazhdon numërimi i votave për zgjedhjet në Amerikë ish-Presidenti Donald Trump është në epërsi me 247 vota elektorale, përballë Nënpresidentes Kamala Harris me 215 vota elektorale.
Zonja Harris doli fituese në Nju Hemshir me 4 vota elektorale.
Ish-Presidenti Donald Trump fitoi edhe në shtetin e Xhorxhias.
Nënpresidentja Harris ka siguruar tashmë 210 vota elektorale, ndërsa ish-Presidenti Trump 246. Duhen të paktën 270 vota për të fituar presidencën./L.F-dritare.net

















