
Zgjedhjet e 6 marsit, KQZ: Fushata nis më 19 shkurt!
E Shtunë 22 Janar 2022, 15:03
Dritare.net
Komisioni Rregullator i cili pas disa debateve ka miratuar datën 19 shkurt si ditën kur nis fushata për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit. Pra, kandidatët do të kenë vetëm 14 ditë kohë për fushatën e tyre. Vendimin e ka marrë para pak minuta Komisioni Rregullator në KQZ, edhe pse fillimisht përfaqësuesi i Partisë Demokratike Indrit Sefa kërkoi një datë më të hershme.
"Data 7 do të ishte shumë e mirë për kandidatët që të kishin kohë", tha ai.
Por anëtarë e Komisionit Rregullator u shprehën se për shkak të afateve të vendosura kjo do të ishte e pamundur pasi kandidatët minimalisht nuk mund të regjistrohen nga KQZ para datës 12 shkurt./M.T/dritare.net

















