Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Zgjedhjet e 25 Prillit. KQZ miraton sot rezultatin për të gjitha qarqet!

Zgjedhjet e 25 Prillit. KQZ miraton sot rezultatin për të gjitha

Komisioni Qendror Zgjedhor do të miratojë në mbledhjen që pritet të zhvillohet ditën e sotme rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit. Pas Kukësit, pritet që KQZ të miratojë në orën 15:00, tabelat për rezultatin e votimit në zonat zgjedhore për 11 qarqe, për partitë dhe për kandidatët për deputetë për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021.

Konkretisht KQZ do të miratojë rezultatin e zgjedhjeve për Tiranën, Durrësin, Fierin, Beratin, Elbasanin, Shkodrën, Dibrën, Lezhën, Vlorën, Korçën dhe Gjirokastrën. Sakaq KQZ ka miratuar pak ditë më parë rezultatin e zgjedhjeve për qarkun e Kukësit, si për subjektet politike, ashtu edhe për kandidatët./dritare.net