Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Zgjedhjet e 11 majit/ Kreu i PAA, Agron Duka: Nuk do kandidoj më për deputet!

Zgjedhjet e 11 majit/ Kreu i PAA, Agron Duka: Nuk do kandidoj më për

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, ka njoftuar se nuk do të kandidojë më për deputet në zgjedhjet e ardhshme, gjatë një konference për mediat nga selia e Kuvendit. Duka shprehu mirënjohjen për besimin që ka marrë gjatë karrierës së tij politike dhe për mundësitë që ka pasur për të shërbyer si deputet.

Ai theksoi se ky është një moment reflektimi dhe vendimi për t’u tërhequr nga gara për një mandat të ri është pasojë e një periudhe të gjatë angazhimi dhe përkushtimi ndaj interesave të qytetarëve. Duka u shpreh se ky është një hap drejt një faze të re në jetën e tij dhe se tani është koha për të dhënë mundësi të rinjve, për të sjellë ide të freskëta dhe energji të re në politikë.

“Nuk kam ndërmend të rikthehem në fushën politike si deputet. Ky është një vendim i menduar mirë dhe i thellë,” tha Duka.

Megjithatë, ai theksoi se do të vazhdojë të kontribuojë në jetën politike të vendit, duke u angazhuar në projekte që lidhen me zhvillimin e qëndrueshëm, forcimin e demokracisë dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët./E.P-dritare.net