Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Zëvendësministri i Kosovës: Ja si ndodhi sulmi terrorist në Veri!

Zëvendësministri i Kosovës: Ja si ndodhi sulmi terrorist në

­Zëvendësministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Radoica Radomiroviq ka reaguar në lidhje me sulmin në Veri, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku.

Zv.ministri ka deklaruar se presidenti serb Aleksandër Vuçiç pas ngjarjes tentoi të distancohej nga akti terrorist, ku shtoi se policia ka arritur të normalizojë situatën.

Sakaq shtoi se situata në veri vazhdon të mbetet e tensionuar, si dhe janë sekuestruar një arsenal armësh.

"Lista Serbe ende nuk është bërë e gjallë rreth sulmeve vrastare dhe terroriste dhe është zhytur në heshtje absolute për ngjarjet e djeshme. Para mëse 10 dite nënkryetari i Listës Serbe, famëkeqi Milan Radojçiç kishte kërcënuar publikisht Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, me fjalët se do të tregojë koha kush do të vuajë dhe kush do të paguajë. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, provoi të distancojë shtetin serb nga ngjarjet e djeshme ku tha se s’kishin lidhje me sulmet terroriste por se serbët lokalë u rebeluan kundër terrorit të Kurtit.

Në orët e hershme të së dielës një formacion terrorist ushtarak i përbërë prej afro 30 personash të armatosur rëndë qëlloi mbi tre zyrtarë policorë në Banjskë të Zveçanit duke ia marrë jetën rreshterit policor, Afrim Bunjaku dhe duke plagosur policin Alban Rashiti. Njësitet speciale policore të Kosovës nisën aksion anti-terrorist në fshatin Banjskë të Zveçanit ku arritën të eliminojnë katër prej tyre, dy prej tyre i kanë arrestuar si dhe katër të tjerë që dyshohet të kenë qenë duke i asistuar teknikisht me radiolidhje janë arrestuar.

Në orët e vona intensiteti i sulmeve ndaj zyrtarëve policorë ka rënë, por situata e sigurisë ende vazhdon të jetë e tensionuar, përderisa njësitet policore gjatë kontrollit në disa lokacione, objekte banimi dhe në disa automjete që janë përdorur nga grupi terrorist për bllokim të rrugëve, përfshirë automjetet që kanë qenë përreth manastirit në Banjskë, janë gjetur të mbushura përplot me arsenal armësh”, tha ai./M.K-dritare.net