Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Zëdhënësi i Metës: Hapni kutitë!

Zëdhënësi i Metës: Hapni kutitë!

Zëdhënësi i presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi kërkon që të hapen kutitë dhe të rinumërohen votat e 25 prillit me transparencë.

“Zero vëmendje ndaj Parlamentit me Zero opozitë. Ndryshimi është brenda në kuti. Hapni kutitë! Numëroni dhe rinumëroni me transparencë çdo votë sipas Kodit Zgjedhor. Çdo shkelje dhe manipulim të evidentohet me qetësi deri në fund të procesit! Shqiptarëve nuk mund t'ju grabitet kurrësesi vota dhe vullneti i shprehur përmes saj.”,- shkroi Blushi në Facebook./K.C/dritare.net