
Zbulohet letra e gjimnazistes që u vetëvra se bullizohej në shkollë: O Zot pse po vuaj kështu!
Dritare.net
17-vjeçarja, Ersi Meçollari nxënëse e klasës së 10-të në gjimnazin “Siri Shapllo” të Gjirokastrës i dha fund jetës dy ditë më parë, pas një periudhe të gjatë vetëizolimi psikologjik.
Adoleshentja u gjet nga i ati në dhomën e saj pa shenja jete dhe u transportua menjëherë për në spital.
Ndërkohë, sot është gjetur një letër e shkruar në anglisht nga 17-vjeçarja, në të cilën tregonte se si bullizohej nga shokët në shkollë. Ja çfarë thoshte letra!
“O Zot, përse po vuaj kështu vallë? Unë jam kjo që jam, dhe miqtë dhe shokët kërkoj të më respektojnë. Por ata tallen me mua. Unë ndihem kaq e vetmuar dhe e mbytur në vetminë time. Nuk më vjen turp për veshjen time. Kaq mundësi kanë prindërit e mij, babi im që kujdeset aq shumë për mua aq sa dhe mami. Po përse u dashkam të jem kaq e veçuar? Ku të ankohem? Kujt t’i drejtohem? Kujt t’ia hap zemrën time? Tek askush nuk kam besim. Madje as tek psikologia ndonëse jam hapur. Përse u dashka të vuaj? Vallë kjo është jeta?”, thuhet në letër./K.C/dritare.net

















