
Zbulimi i fundit, sjell shpresë për imunitet ndaj Covid-19!
Dritare.net
Ndërsa hulumtimet e fundit tregojnë se antitrupat kundër Covid-19 mund të zgjasim vetëm tre muaj, një shpresë e re është shfaqur në horizont: qeliza T. Një lloj enigmatik i qelizave të bardha të gjakut, që tani po u kushtohet më rëndësi se kurrë. Ato mund të jenë thelbësore në luftën tonë kundër Covid-19, informon dritare.net. Qelizat T janë një lloj qelize imune, qëllimi kryesor i të cilit është të identifikojë dhe vrasë qelizat e infektuara. Çdo qelizë T është shumë specifike - ekzistojnë triliona versione të mundshme të këtyre proteinave sipërfaqësore, të cilat kanë funksione të ndryshme.
Disa studime kanë treguar që personat e infektuar me Covid-19 kanë tendencë të kenë qelizat T që mund ta mposhtin virusin, pavarësisht nëse kanë simptoma.
Nga studimet 40-60% e individëve të pa ekspozuar ndaj virusit i kishin këto qeliza. Duket gjithnjë e më shumë se qelizat T mund të sjellin imunitet ndaj Covid-19./L.F-dritare.net

















