Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Zbardhet dëshmia e bashkëshortes së Everest Çakës: Menduam se ishte aksident, vrasësit na kishin zënë pritë!

Zbardhet dëshmia e bashkëshortes së Everest Çakës:

Një vrasje ka tronditur mbrëmë Elbasanin, pas ekzekutimit të Everest Çakës. Bashkëshortja e tij, Silvana Çeka, ka dhënë dëshminë e saj përpara hetuesve. Ajo është shprehur se fillimisht kanë menduar se janë përfshirë në aksident e më vonë kuptoi se gjithçka ishte rreng nga ana e vrasësve.

Menduam se u përfshimë në aksident. Pasi na goditi një makinë nga pas, ndaluam. Menjëherë bashkëshortin e qëlluan me breshëri. Vrasësi erdhi dhe qëlloi ngjitur xhamin e hapur nga ana e shoferit. E bënë shoshë nga plumbat nga qafa dhe në gjoks. Një plumb më goditi në krah. Dola menjëherë dhe thirra për ndihmë. E kuptova që goditja nga pas e makinës ishte rrengu i mirëmenduar i vrasësve që na kishin zënë pritë”, tha Silvana Çaka./dritare.net