Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Zaptoi plazhin, procedohet dhe gjobitet pronari në Himarë

Zaptoi plazhin, procedohet dhe gjobitet pronari në Himarë

Policia e Himarës në bashkëpunim me Inspektoriatin Kombetar të Mjedisit dhe Territorit, gjatë monitorimit të vijës bregdetare kanë konstatuar një subjekt privat në zonën e plazhit të Drymadës me shkelje.

Subjekti privat (plazh) në pronësi të shtetasit A.B., 44 vjeç, ka bërë ndërhyrje të paligjshme ndaj hapësirës bregdetare duke hedhur gurë të mëdhenj, mbeturina dhe inerte, pa leje.

Në subjektin në fjalë janë konstatuar edhe 4 çadra diellore personale të vendosura pa leje, nga bashkia.

Në vijim të këtyre veprimeve, Komisariati i Policisë Himarë ka nisur procedimin penal në ngarkim të 44-vjeçarit për veprat penale "Shpërdorimi i pronës" dhe "Përdorimi i tokës".

Po ashtu, nga ana e IKMT-së, subjekti privat është ndëshkuar me masë administrative, gjobë 2.000.000 lekë për veprime në kundërshtim me legjislacionin në fuqi./E.B-dritare.net