Zamira Durdaj: Gërdeci ndodhi nga babëzia për para. Ajo më vrau djalin!
Dritare.net
Zamira Durdaj humbi djalin 6-vjeçar në tragjedinë e Gërdecit. Sot, zonja që nuk e ndali në asnjë moment betejën për të birin, ishte e ftuar në Shqip në Dritare Tv. E vendosur t’i shkojë deri në fund, Durdaj tha se lufta e saj është nuk është me njerëzit por me shtetin.
“Këtu asnjë institucion nuk mban përgjegjësi për jetën tonë. Gërdeci erdhi nga babëzia për para. Kjo është të luash mendsh. Unë jam me mjekim. Po mjekohem që t’i shkoj në fund drejtësisë për Erin. Kam qenë në salla të drejtësisë të mbushur me njerëz që i urreja, por nuk jam dorëzuar. Durova, për të treguar që jam e fortë. Nuk kam pranuar asnjëherë ndihmë, nga askush. Nuk dua ndihmë financiare, dua drejtësi.
Edhe botën të ma falin, nuk e dua. Mund të jetoja edhe në një kasolle, po të kisha Erin. Por unë nuk e kam personale me njerëzit, e kam me institucionet. Mua djalin ma vrau shtetit. Dhe shteti dua të mbajë përgjegjësinë. Tragjedia e Gërdecit ndodhi sepse nuk funksionoi shteti. Që nga presidenti deri te kryeplaku i fshatit. Unë e di që Eri nuk më vjen më dhe jeta vazhdon por po e bëj këtë luftë për fëmijët e tjerë. Fëmijët duhet të rriten të sigurt në këtë vend, ndaj beteja ime vazhdon për ta”, u shpreh Durdaj në Dritare Tv./L.F-dritare.net