Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Yuri Kim dërgon në Shqipëri, djalin e mikut të Berishës!

Yuri Kim dërgon në Shqipëri, djalin e mikut të

Në faqen zyrtare të Ambasadës Amerikane në Tiranë, lajmërohet takimi i të ngarkuarit të ardhshëm me Punë në Ambasadën e SHBA në Tiranë, David Wisner, me Yuri Kim, ndihmës Sekretare e Shtetit në Detyrë për Çështjet e Europës dhe Euroazisë, në Uashington DC.

Në fokus të takimit ishte partneriteti i fortë SHBA-Shqipëri dhe bashkëpunimi i vazhdueshëm në fushat e demokracisë, mbrojtjes dhe biznesit.

Ish-ambasadorja amerikane, trashëgimia e së cilës po bëhet e qartë përditë e më me shumë zhurmë, duhet ta ketë shfrytëzuar takimin edhe për ta njohur personalisht, të ngarkuarin e ardhshëm me punë, për detyrën që e pret.

Edhe pse David Wisner nuk do veprojë në një fushë të panjohur. Si djali i një diplomati amerikan me shumë lidhje me shqiptarët, Wisner po vjen praktikisht në tokën e miqve të babait të tij Frank Wisner.

Yuri Kim dërgon në Shqipëri, djalin e mikut të

Foto:AFP Gent Shkullaku

Përveçse për rolin e rëndësishëm për Kosovën, F.Wisner mbahet mend edhe për komunikimin shumë të mirë me ish-kryeministrin Sali Berisha, marrëdhenie e ruajtur në kohë.

A do ndryshojë ky fakt, dicka në raportin me politikanin “non-grata” dhe me qeverinë Rama nën shënjeshtrën e SPAK për aferat korruptive, kjo mbetet per t’u pare. Por na presin muaj interesante!/dritare.net