
Qytetari kërkon largimin e Berishës nga protesta: Ik largohu mos e bëj tragjedinë politike!
E Enjte 4 Gusht 2022, 21:09
Dritare.net
Ish-kryeministri Sali Berisha ishte i pranishëm në protestën e mbajtur ditën e sotme për 7-vjeçaren e cila humbi jetën në Himarë.
Por mesa duket, një qytetar nuk e ka dashur praninë e tij aty dhe i ka kërkuar që tragjedinë të mos e kthejnë në politike.
‘Largohu nga këtu. Ik politika, mos e ktheni tragjedinë në politike’- tha qytetari.
Berisha gjatë momentit kur iu drejtua qytetari vendosi të mos reagonte dhe u shpreh se politika do jetë përherë në qendër të problemit.
‘Mos i luaj. Janë ata të cilët që sa herë bien ngushtë, kërkojnë të largohet politika nga problemi, por politika është dhe do jetë në epiqendër të problemit.’- u tha Berisha pas reagimit të qytetarit./M.K/dritare.net

















