Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

YouTube godet seriozisht bllokuesit e reklamave

YouTube godet seriozisht bllokuesit e reklamave

Shikimi i Youtuberit tuaj të preferuar ndërsa hani drekën do të bëhet shumë më i bezdisshëm. YouTube po ashpërson politikat kundër bllokuesve të reklamave, duke bllokuar disa aplikacione të palëve të treta.

Të hënën, YouTube postoi një përditësim duke thënë se njerëzit që përdorin bllokues reklamash të palëve të treta "mund të përjetojnë buffering" ose të kenë një gabim riprodhimi.
Kushtet e shërbimit të YouTube ndalojnë bllokuesit e reklamave dhe tani gjigandi i transmetimit të videove po bëhet serioz për zbatimin e kësaj.

"Një bllokues reklamash parandalon që krijuesi të shpërblehet për shikueshmërinë dhe reklamat në YouTube ndihmojnë në mbështetjen e krijuesve dhe lejojnë miliarda njerëz në mbarë botën të përdorin shërbimin e transmetimit.", thuhet në njoftim.

Kjo është padyshim një gjë e mirë për krijuesit që fitojnë para nga përmbajtja në YouTube, por një gjë e keqe për shikuesit e rastësishëm.

Youtube është në pozicionin delikat që duhet të mbajë të lumtur krijuesit përveç reklamuesve dhe përdoruesve të tij. Por këtë herë, përdoruesit po humbasin.

Nëse Youtube i bën videot të paluajtshme, shikuesit detyrohen të çaktivizojnë bllokuesit e reklamave ose të regjistrohen për një llogari YouTube Premium që kushton 14 dollarë në muaj. Të ardhurat nga tarifat e abonimit ndahen me krijuesit në Programin e Partneritetit në YouTube./K.C/dritare.net