
Yoga me Selmën, një hapësirë e re në Dritare!
Dritare.net
Selma Çela, 29 vjeçe u largua nga Tirana drejt Gjermanisë 9 vite parë me mendimin që do të kthehej sërish. Ndërsa studioi për Punë Sociale, shpesh e pyeste veten për motivin e saj, të cilin e gjeti te yoga. Fokusi te yoga dhe meditimi, erdhi si rrjedhojë i një problemi shëndetësor, duke e kthyer shumë shpejt edhe në profesion.
Tashmë Selma është një mësuese e yoga-s në Gjermani. Ndërsa kishte një dëshirë të madhe për të qenë edhe afër publikut shqiptar, ajo ka tashmë një hapësirë në Dritare. Çdo të enjte, Selma do të jetë në Dritare.tv, në të gjitha rrjetet tona sociale, live nga Gjermania për të na mësuar se si të meditojmë dhe të bëjmë yoga.
Përreth një orë ajo na mëson se si të fitojmë qetësinë përmes lëvizjeve dhe ushtrimeve të frymëmarrjes. Yoga është ushtrim për trupin, për sidomos për trurin ndaj çdo të enjte në orën 17:00 na ndiqni live në Dritare Tv. /L.F-dritare.net

















