
Ylli Manjani, pas sondazhit: Shqiptarët ta gëzojnë Edverin! Opozita ka dështuar!
E Enjte 21 Janar 2021, 22:10
Dritare.net
Ylli Manjani ka folur për “Euronews Albania” pas sondazhit, ku ka theksuar se nëse ai do të përkojë me rezultatin e zgjedhjeve, atëherë përgjegjësia i shkon opozitës zyrtare që pavarësisht një qeverie me kaq probleme, ajo nuk po iu jep besim të pakënaqurve. “Nëse nuk ndryshon sa është në kohë, shqiptarët le ta gëzojnë Edverin. Opozita zyrtare duhet të shpejtojë ta bëjë. S’ka gjëra të pamundura, ky është mesazhi im”, ka thënë ai./M.M-dritare.net

















