Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Yjet e Hollivudit që kompozuan muzikën e dokumentarit "Në besë të shqiptarëve"!

Yjet e Hollivudit që kompozuan muzikën e dokumentarit "Në

Kompozitori i dokumentarit “Në besë të shqiptarëve”, prodhim i DritareTv, është artisti që ka kompozuar muzikën e shumë filmave dhe shfaqjeve që kanë marrë çmime ndërkombëtare. Ai është artisti turk Oguz Can Ozcanli. Kompozitori erdhi sot në DritareTV, në një intervistë ku flet për jetën, karrierën e tij disavjeçare, njohjen me kompozitorin Aldo Shllaku dhe violinisten shqiptare, Ina Veli, bashke me të cilët prodhuan muzikën e një dokumentari të jashtëzakonshëm, që tregon se si i shpëtuan shqiptarët 30 infermierët amerikanë, avioni i të cilëve u rrëzua në Belsh në 1943-shin. Kompozitori turk thotë se është një histori e jashtëzakonshme për t’u bërë film në Netflix.

"Unë jam Oguz Can Ozcanli. Jam nga Izmiri i Turqisë. Mamaja ime ishte një pianiste. Unë nisa të merrja mësime private për piano që prej moshën 7-vjeçare deri 18 vjeç. Si fillim luaja muzikë klasike, e mandej nisa me grupet xhaz. Tani jam edhe një pianist i muzikës xhaz.
Më pas fitova një bursë për në Kolegjin e Muzikës Berklee të SHBA-së, kështu që u transferova në Boston dhe studiova muzikë filmi. U diplomova në Berklee College of Music dhe më pas erdha në Los Anxhelos për të ndjekur pasionin tim për muzikë filmi. Nisa të bëj muzikë për shfaqje televizive dhe filma. Tani jam 38 vjeç dhe kam vite që jetoj këtu. Jam shpërngulur në Los Anxhelos që prej vitit 2014. Unë nisa të punoja për Discovery Channel dhe bëra shumë muzikë për dokumentarë për si Killing, Fields dhe shfaqje të tjera investigative. Më pas nisa të punoja për National Geographic për të cilën realizova shumë pune. Gjithashtu punova për History Channel. Unë bëra muzikën për shfaqjen Alone. Për Netflix shkrova muzikën për “Vajzat e Burgosura”. Pra kam një karrierë të gjatë, duke shkruar muzikë për rreth 45 shfaqje me dokumentarë si dhe shfaqje televizive.

Yjet e Hollivudit që kompozuan muzikën e dokumentarit "Në

Puna me kompozitorin shqiptar Aldo Shllaku!

Aldo Shllaku është një kompozitor shqiptar të cilin unë e admiroj. Ai është një mentor i jashtëzakonshëm dhe e adhuroj si kompozitor. Për muzikën e dokumentarit “Në Besë të Shqiptarëve”, ai punoi si procudent ndërsa unë pata nderin të isha kompozitor dhe udhëzimet dhe këshillat e tij gjatë punës ishin vërtet të vyera. Aldo Shllaku është një nga kompozitorët më të mirë që Hollivudi ka dhe unë e dua shumë muzikën e tij. Unë e takova dhe pata kënaqësinë të mësoj prej tij, prej eksperiencës në Hollivud dhe eksperiencës e tij si kompozitor filmash. Ai është ndër kompozitorët më të mirë në Hollivud.

Yjet e Hollivudit që kompozuan muzikën e dokumentarit "Në

Si u kompozua muzika e dokumentarit “Në Besë të Shqiptarëve”!

Sa i takon dokumentarit “Në e besë te shqiptarëve”, Aldo Shllaku më tregoi së pari historinë e këtij dokumentari, më tregoi për dhembshurinë dhe guximin e jashtëzakonshëm të shqiptarëve që vihen në dukje në këtë dokumentar. Dhe për vetësakrifikimin e popullit shqiptar i cili rrezikoi gjithçka për të mbrojtur amerikanët. Kështu që kjo histori me të vërtetë më impresionoi dhe kur ai më pyeti nëse unë isha interesuar të shkruaja muzikën për këtë dokumentar, isha tejet i emocionuar. Edhe për faktin se Aldo do të ishte producenti dhe ai do të mbikëqyrte gjithçka.
Së bashku me Aldon ne vendosëm që të bashkëpunonim me Ina Velin, violinisten shqiptare. Orkestrimin e muzikës vendosëm ta bëjmë me violinë. Pasi lexova për fabulën e dokumentarit, në ditët e para u përpoqa të ndjeja emocionet e kësaj historie dhe muzika e parë që shkrova ishte pasi u zgjova me një muzikë në kokën time dhe nisa të kompozoj tingujt e parë të këtij dokumentari në një kohë shumë të shkurtër. Sepse në muzikën e filmit, roli i kompozitorit është të ndjejë emocionet e filmit dhe kështu muzika do të jetë shumë e natyrshme. Por në thelb gjithçka ka të bëjë me historinë dhe historia e këtij dokumentari ishte shumë prekëse. Nuk ishte aspak e vështirë, madje ishte shumë e lehtë të krijonim muzikë për këtë dokumentar sepse u përfshiva shumë në këtë histori. Sigurisht ndoqa të gjitha këshillat që muzika të mos e pushtonte dokumentarin, por ta shoqëronte atë.

Si u regjistrua muzika e dokumentarit “Në besë të shqiptarëve”!
Të gjithë muzikën ne e regjistruam në studion e regjistrimit të Aldo Shllakut. Ai ka një studio shumë inovatore. Në studio punuam edhe me Ina Velin, për të regjistruar muzikën e violinës. Unë përgatita regjistrimin e orkestrës në kompjuter pastaj shtuam muzikën e volinës së Inës dhe Williamit i cili regjistroi instrumentet frymorë. Muzika e gjitha ka shumë tinguj të instrumenteve që u luajtën live. Ne kishim një zë në kokë kur shkruam muzikën që i përshtatej historisë, kështu që i dhamë shumë rëndësi cilësisë së regjistrimit të zërave. Sepse kur regjistron duhet të kesh shumë pajisje cilësore, si mikrofonë si dhe pajisje të tjera. Ndaj ishte puna e një ekipi të tërë dhe cilësisë së mirë të zërit. Sigurisht melodia është një punë e madhe e kompozimit por e gjithë muzika duhet të përputhet me cilësinë e dokumentarit.

Yjet e Hollivudit që kompozuan muzikën e dokumentarit "Në

Surpriza Ina Veli

Unë e takova Ina Velin gjatë punës për këtë dokumentar. Ajo punon për shumë produksione të Hollivudit si violiniste. Ajo është një njeri i mrekullueshëm mbi të gjitha. Kur regjistron është shumë emocionale në studio. Sepse nuk është e thjeshtë të përçosh emocione, jo të gjithë i ndjejnë në momentin që luajnë muzikë, por Ina është thjesht një talent magjik.


Dhe dokumentari u shfaq

Jam i impresionuar. Më pëlqeu jashtëzakonisht shumë. Ajo që më preku më shumë ishte sjellja vetëmohuese e popullit shqiptar, që rrezikoi gjithçka për të mbrojtur amerikanët. Kjo më bëri vërtet shumë përshtypje. Kur e pashë të përfunduar kuptova se realisht muzika i përshtatej shumë. Kur shikoj filma apo dokumentarë për mua është e rëndësishme që muzika të marrë mos marrë të gjithë vëmendjen, por të jetë si një aktor në prapavijë, kështu që mendoj se është bërë një punë e madhe dhe shumë e mirë.
Është një dokumentar për t’u bërë film për Netflix, sepse ideja është fantastike dhe më e rëndësishmja është kjo, pra ideja, sepse ajo kap interesin e audiencës dhe mendoj se shumë njerëz janë vërtet shumë të interesuar për këtë histori. Mendoj se është një ide e jashtëzakonshme për t’u bërë film në Netflix, apo në kanale të tjera. Ishte një nder i madh për mua të punoja për këtë dokumentar.", thotë kompozitori Oguz Can Ozcanli në DritareTV./K.C/dritare.net