Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Xhaxhai i Ervis Martinaj: Është vrarë dhe i është zhdukur kufoma!

Xhaxhai i  Ervis Martinaj: Është vrarë dhe i është

Xhaxhai i Ervis Martinaj, Faik Martinaj ka deklaruar se nipi i tij është vrarë dhe kufoma i është zhdukur. Ai tha se vrasja e tij është me motive politike.

Në një rrëfim në Report Tv,xhaxhai ka zbuluar edhe mesazhin e fundit që ka marrë nga Ervis Martinaj, pak orë para se të denonconte në Polici zhdukjen e nipit të tij.

“Ai është vrarë dhe është zhdukur kufoma. Kundërshtarët politik e kanë eleminuar. Hasmi nuk të zhduk xhenazen.

Rreth orës 07:23 minuta të pasdites më ka shkruar në wp, më ka thënë “kujdesni nga shtëpia”, tha ai.

Ervis Martinaj rezulton i zhdukur që prej 9 gushtit të këtij viti. Në harkun kohor të 3 muajve, policia ka kryer disa kontrolle në kërkim të tij në qytete të ndryshme, operacione të cilat janë mbajtur diskrete.

Zhdukja pa lënë gjurmë e Martinajt ka ardhur pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani gjatë muajit maj në kuadër të operacioni Plumbi i Artë, kohë kur Martinaj u shpall në kërkim nga SPAK. Një efektiv policie Jeton Lami, u la në në burg me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe dekonspirimit të operacioneve policore. Teksa po hetonte për zhdukjen e të shumëkërkuarit Ervis Martinajt, policia zbuloi se për t’u arratisur, Martinaj ishte ndihmuar edhe agjent i forcave operacionale në Policinë e Shtetit, Jeton Lami, i cili u prangos më 23 gusht nga policia e Lezhës. Fati i tij ende nuk dihet/dritare.net