Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Xhandarmëria serbe shkel territorin, reagime të forta në Kosovë!

Xhandarmëria serbe shkel territorin, reagime të forta në

Në Kosovë prej mbrëmjes së djeshme janë rritur tensionet për shkak se raportohet se xhandarmëria serbe ka shkelur territorin e Republikës pa lejen e autoriteteve kosovare.

Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se të gjitha organet përkatëse janë angazhuar për vlerësim të rastit, ndërsa shton se shpejt do të ketë raport të detajizuar.

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka shkuar në fshatin që xhandarmëria serbe ka hyrë mbrëmë.

Haradinaj e ka quajtur këtë veprim “provokim” të xhandarmërisë serbe duke shtuar se institucionet e Kosovës duhet të ofrojnë siguri për qytetarët.

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas hyrjes së xhandarmërisë serbe në Karacevë të Kamenicës.

Limaj ka siguruar qytetarët e asaj pjese se nuk do të jenë asnjëherë vet.

Ai ka thënë se provokimet e herë pas hershme të forcave ushtarake serbe në fshatrat e brezit kufitar brenda territorit të Kosovës duhet të marrin përgjigjen e duhur nga ana e institucioneve tona të sigurisë dhe KFOR-it./ I.M-Dritare.net