
Vrau kolegun në komisariat, Prokuroria e Tiranës mbyll hetimet për ish-efektivin!
E Premte 23 Shtator 2022, 12:12
Dritare.net
Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet për Ludjan Zaimin, ndërsa presin 10 ditë kohë për qëndrimin e avokatit të tij. Efektivi i Patrullës së Përgjithshëm Ludjan Zaimi akuzohet për vrasjen e kolegut të tij Çaush Saliasi brenda Komisariatit numër 3 në Tiranë. Po pritet afati 10 ditor me parashtrimet e mbrojtës për ta dërguar dosjen në Gjykatë./M.T/dritare.net

















