
Vrasja në Elbasan/ Reagon Ambasada Amerikane: Ata që përfshihen në dhunë të tillë duhet të ndëshkohen!
Dritare.net
Ambasada Amerikane ka reaguar pas vrasjes në Elbasan të Pjerin Xhuvanit dhe plagosjes së 4 personave të tjerë, duke theksuar se çështja duhet hetuar sa më shpejt dhe përgjegjësit të dënohen.
“Kemi ndjekur raportimet për dhunën në Elbasan sot, e cila përfundoi në vdekjen e një personi dhe plagosjen e të tjerëve. Ne u bëjmë thirrje zyrtarëve të zbatimit të ligjit të hetojnë këtë incident sa më shpejt dhe në mënyrë të plotë, të identifikojnë autorët dhe t'i dënojnë me të gjithë forcën e ligjit. Ata që përfshihen në dhunë të tillë duhet të ndëshkohen. Ambasadorja Kim i ka kërkuar Presidentit Meta, Kryeministrit Rama dhe Kryetarit të Partisë Demokratike Basha të ushtrojnë vetëpërmbajtje - dhe të udhëheqin në të njëjtën mënyrë - ndërsa çështja është duke u hetuar. Veprimet tona duhet të bazohen në fakte, jo në frikë apo thashetheme. Kur vetëm disa ditë na ndajnë nga zgjedhjet e 25 prillit, ne përsërisim deklaratën tonë të 26 marsit duke bërë thirrje që udhëheqësit - ata që janë në pushtet dhe ata që kërkojnë pushtet - të refuzojnë qartazi dhunën. Ambasada Amerikane do të vazhdojë të monitorojë situatën nga afër", thuhet në njoftim./M.M-dritare.net

















