
Vrasja në Elbasan/ Ambasada e BE: Të hetohet me shpejtësi! Mesazhi për politikanët!
E Mërkurë 21 Prill 2021, 19:07
Dritare.net
Ambasada e BE-së në Shqipëri reagoi për ngjarjen në Elbasan. Ambasada kërkon që të hetohet me shpejtësi. Po ashtu ajo bën thirrje për vetëpërmbajtje dhe shmangie të dhunës në këtë moment vendimtar të fushatës elektorale.
“Akti i dhunshëm që ndodhi sot në Elbasan duhet të hetohet me shpejtësi nga autoritetet kompetente, dhe duhet të bëhet qartësi në lidhje me përgjegjësitë dhe të ndiqet në tërësi. Ne bëjmë thirrje për përmbajtje dhe shmangie të dhunës, retorikës inflamatore dhe gjuhës së urrejtjes në këtë moment vendimtar të fushatës elektorale.”, thuhet në reagimin e ambasadës së BE-së./K.C/dritare.net

















