
Vrasja e Pjerin Xhuvanit/Mero Baze: Meta e Basha po e trajtojnë ngjarjen si vendosje të drejtësisë meqë vranë një "tradhtar" të LSI-së
Dritare.net
Gazetari Mero Baze ka komentuar qasjen politike të presidentit Ilir Meta dhe Partisë Demokratike sa i përket ekzekutimit të Pjerin Xhuvanit sot në Elbasan. Përmes një postimi në "Facebook", Baze shkruan se ngjarja po trajtohet prej tyre si vendosje e drejtësisë meqënëse Xhuvani prej LSI-së kishte kaluar me PS-në.
“Ndërsa një mjek i njohur në Elbasan Pjerin Xhuvani, është vrarë në mes të ditës nga badigardi i Gazmend Bardhit Sekretarit të Përgjithshëm të PD, për arsye të qarta politike, Presidenti i vendit dhe kryetari i opozitës po e trajtojnë çështjen si vendosje drejtësie, meqë vranë një tradhëtar të LSI që ka shqetësuar Bashën Ditën e Verës. Ndërsa Gazmend Bardhi nga mënyra se si shpjegon ngjarjen duket sikur ka urdhruar vet qëlloni mbi ata”, shkruan Baze./dritare.net

















