Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Vrasja e Martin Canit, Klodiana Lala: Kam parë pamjet, s’ka autor të dytë!

Vrasja e Martin Canit, Klodiana Lala: Kam parë pamjet, s’ka autor

Gazetarja Klodiana Lala thotë se në ngjarjen ku humbi jetën 14-vjeçari, Martin Cani te shkolla “Fan Noli” janë përfshirë në konflikt 3 minorenë. Lala shprehet se ka parë pamjet filmike që disponon policia dhe rezulton se autori i krimit, dhe që mban edhe thikën në dorë është një dhe i vetëm. Sipas saj, nuk ka autor të dytë të përfshirë në ngjarjen tragjike, por megjithatë Lala thotë se reagimet e policisë dhe ministrit të Brendshëm ndaj mediave, nuk është gjuha që duhet përdorur.

E emocionuar dhe mes lotëve, ajo tregon edhe bisedën prekëse që ka patur me Engjëll Canin, babanë e 14-vjeçarit që u vra me thikë nga bashkëmoshatari, 200 m larg ambienteve të shkollës në kryeqytet.

“Kam parë pamjet, policia ka vendosur të mos i publikojë. Ishte një ngjarje tronditëse, humbi jetën 14-vjeçari Martin Cani, djalë i jashtëzakonshëm, futbollist premtues, njoh familjen e tij. Kam patur një bisedë me Engjëll Canin, mes lotësh më tha do ma lësh mua të organizoj dasmën e vajzave të tua, se dasmën e Martinit nuk e organizoj dot më. Nuk dua të lëndoj askënd. Janë dy grupime të miturish, Martini me Luisin dhe një shok tjetër, në anën tjetër autori me shokun e tij. Rezultojnë të përfshirë 3 persona. I vetmi në ato pamje që shfaqet me thikë në dorë është autori i dyshuar që është në masën arrest me burg. Nuk ka të dytë. Mund të ketë fëmijë që janë shtyrë. Nuk pajtohem me gjuhën e përdorur nga policia dhe ministri i Brendshëm, por as me gjuhën e mediave. Ajo që unë kam parë në pamje të parë, janë disa persona të përfshirë, por vetëm një autor të dyshuar deri në këto momente. Mungon akti final i ekspertimit për gjurmët e gjakut në thikë”, tha ajo në studion e News24/E.P/dritare.net